Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Hakerat qe kryen sulmin kibernetik ndaj Shqiperise nuk ndalen së publikuari dokumente, të pretenduara se kanë dalë nga radhët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Pasditen se së dielës, në kanalin e “Telegram”-it “Homeland Justice”, aty ku janë publikuar edhe materiale të mëparshme, janë bërë publike lista të pretenduara të efektivëve të Policisë së Shtetit.
Listat kanë foto, emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindja dhe ID.
Dyshohet se listat mund të jenë të vjetra pasi disa nga personat aty janë larguar nga Policia e Shtetit kohë më parë.
Kësaj radhe, hakerat nuk janë mjaftuar me vetëm publikimin e materialeve, por bashkëngjitur kanë edhe një kërcënim.
“Mbase këta këtu janë objektivat e radhës”, kanë shkruar hakerat ne mesazhet bashkëngjitur materialeve qe kane publikuar se fundi.
Deri tani hakerat kane publikuar dhe dhena sensitive nga emailet e ministrave dhe kryeministrit, ashtu edhe pamjet e kamerave te policise se shtetit dhe te dhenat e sistemit TIMS.