JiL.al - Jeto i Lumtur

Hylli i dritës Eqerem Çabej

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eqrem Cabej: Për gjenezën e literaturës shqipe – “Hylli i Dritës” 1938-39.

Thelbi shpirtëror i shqiptarit është rezervimi. Kjo veti e popujve të Veriut duhet të na çuditë disi te një popull i Jugut. Kjo cilësi sidoqoftë e dallon këtë popull mjaft thellë prej popujve të tjerë të Europës Jugore. Spjegimin do ta kërkojmë për këtë si në veti të trashëguara si dhe në natyrën e mbyllur e të ashpër të vendit. Kjo e detyron banorin që jo vetëm kundrejt të huajit, por edhe me të afërmin të sillet në fillimi matur e i rezervuar, edhe i mbyllur. Kështu na spjegohet rezervimi i thellë i shpirtit të popullit shqiptar, rezervim i cili na del në dukje edhe në poezinë tonë popullore. Kjo është sjellja e njeriut që është i zoti i vetvetës, i cili, për të ruajtur të drejtat e veta, është i matur në fjalë e në punë. Por ky rezervim nuk përjashton karakterin e hapur, edhe këtë cilësi e gjejmë me të vërtetë te shqiptari. Përbri saj na shfaqet tek ai edhe dhelpëria e lindur e banorit të maleve. – Është një shenjë e individualistit, siç ka qenë gjithmonë shqiptari, që rezervimi i tij në raste të veçanta të jetës të kthehet në një qëndrim të egër e kokëfortë. Kjo veçori që rron në gjithë shqiptarët është pasoja e racës, e na kallëzohet edhe për ilirët e moçëm. Edhe kolonitë shqiptare, sado të shkëputura prej shekujsh nga toka-mëmë në mes të të huajve, nuk kanë mundur të fshehin sjelljen kokëfortë të karakterit shqiptar.”

Eqerem Çabej

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top