JiL.al - Jeto i Lumtur

Incidentet me flamur/ Jo vetëm ai turk, të ‘padëshiruar’ dhe flamuri serb e grek

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

48-vjeçari që hodhi në det flamurin turk në Gjirin e Lalëzit nuk është i vetmi që është arrestuar nga policia. Në dhjetor të 2021, akuza ishte e njëjtë “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” ndaj 2 të rinjve që në protestën e PD-së kundër Ballkanit të Hapur, dogjën flamurin serb.

Vetë PD e quajti një veprim të panevojshëm, i cili u komentua dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Me flamurin grek incidentet kanë qenë disa.

Në verën e 2020, pasi një minoritar nga Finiqi publikoi në rrjetet sociale video duke djegur flamurin shqiptar, të rinjtë e Sarandës nuk vonuan dhe e dogjën atë grek në mes të qytetit.

Në 2018-n tensionet ishin të larta kur familjarët e Kostandin Kacifas, i vrarë në Bularat gjatë një shkëmbim zjarri me RENEA-n, pretenduan se ai ishte vrarë për flamurin grek.

Drejtësia shqiptare pas 3 vitesh hetime përcaktoi se Kacifas ishte vetëvrarë. Por gjatë ngjarjes nuk munguan përballjet mes flamur.

Po gjatë 2018, një grup shqiptarësh nga Kosova grisën flamurin grek nga një kishë në Delvinë. Qëllimi sipas tyre, ishte t’u tregonin autoriteteve se shqiptarët nuk kanë vdekur ende.

Gjatë 2013-s tre të rinj u arrestuan se dogjën flamurin e Greqisë në sheshin ‘Nënë Tereza’ gjatë vizitës së presidentit Papulias.

Ndërsa një vit më pas, në shenjë proteste për dhunën deri në vdekje të ushtruar në burgjet helene ndaj Ilia Karelit, flamurit iu vu flaka para ambasadës.

Scroll to Top