Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Tri incineratorët, ai i Elbasanit, Fierit dhe i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit.
Duket se ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2 për qind e mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet incineratorëve.
Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.
Sipas të dhënave të thesarit nga Ministria e Financave, pagesat progresive për incineratorët deri në fund të gushtit kanë arritur një vlerë prej 11.4 miliardë lekë ose rreth 93 milionë euro.
Pa nisur pagesat për incineratorët qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve urbane.
Në buxhetin e këtij viti programi buxhetor për financimin e mbetjeve urbane është në vlerën 1,7 miliardë lekë, por mbi 70 për qind e shumave shkojnë për financimin e incineratorëve.
Në vitin 2021 u ricikluan 18,8 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,1 %.
INSTAT raportoi se në vitin 2021 janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjetike rreth 2 % e sasisë gjithsej.
Më 2020 janë përpunuar vetëm 1 % e mbetjeve gjithsej nga incineratorët.