JiL.al - Jeto i Lumtur

Kandidon për deputete në parlamentin Italian, Anita Likmeta sulmon Salvinin: I paftyre, prej vitesh shqiptarët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Itali, ditën e hënë, më 25 shtator, kandidati për deputet, kryetari i LEGA-s së djathtë, Mateo Salvini po kërkon mbështetjen e emigrantëve shqiptarë në Itali.

Lajmin e bën të ditur kandidatja për deputete në parlamentin Italian, sipërmarrësja shqiptare Anita Likmeta e cila kandidon në listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

“Salvini i pafytyrë, kërkon votën e shqiptarëve pasi i ka përbuzur prej vitesh. Fatkeqësi për të, sepse ne shqiptarët jemi njerëz krenarë, me dinjitet dhe kujtesë të shkëlqyer”, shkruan në profilin e saj publik në facebook, Anita Likmeta.

Likmeta i referohet deklaratës së Salvinit, më 20 shtator 2013, ku në një postim të tij, ironizonte mbështetjen që drejtuesit e lartë të Unionit Evropian kishin shprehur për integrimin e Shqipërisë në BE.

Shefi i komisionit evropian, KE, Barroso, ka deklaruar se “E ardhmja e Shqipërisë është në Evropë”

Shumë mirë, jemi në rregull.

Propozoj; E lëmë këtë Evropë e këtë Euro, shqiptarëve, e dalim ne. si thoni?’, shkruante atëherë Salvini.

Anita Likmeta, sipërmarrëse në fushën e inovacionit është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Likmeta është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio

Scroll to Top