Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të martën, për herë të parë në pesë vjet, Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore lëshoi një raketë balistike mbi Japoni, e cila paralajmëroi qytetarët e saj që të evakuoheshin.
Qeveria japoneze lëshoi një paralajmërim për qytetarët ndërsa raketa fluturoi mbi vend, përpara se të binte në Oqeanin Paqësor.
Tokio tha se nuk filloi masa mbrojtëse për të shkatërruar raketën, e para që fluturoi mbi ishuj që nga viti 2017.
“Seria e veprimeve të Koresë së Veriut, duke përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe komunitetit ndërkombëtar dhe përbëjnë një sfidë serioze për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Japoninë,” tha zëdhënësi i qeverisë Hirozaku Matsuno.
Jo shumë kohë më vonë, kryeministri japonez e quajti aktin e Phenianit “barbar”.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut tha se duket se ishte një raketë me rreze të mesme e lëshuar nga provinca Jagang e Koresë së Veriut.
Pheniani e ka përdorur tashmë zonën për të lëshuar raketat e tij, duke përfshirë disa që pretendonte se ishin “hipersonike”.
Televizioni japonez Asahi, duke cituar një burim të paidentifikuar nga qeveria, njoftoi se raketa ra rreth tre mijë kilometra nga Japonia.
Për shkak të raketës së Koresë së Veriut, trafiku hekurudhor në rajonet veriore të Japonisë është ndërprerë, njoftoi televizioni japonez NHK.
Programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut janë të ndaluara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.