Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë. Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në autobus, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Nga shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin G. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin autobus, tip “Benz”, 58-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtesën metalike dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë, janë dëmtuar lehtë pasagjerët, shtetasit E. H., 36 vjeçe, banuese në Metvegjë, Serbi dhe L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën,” ka njoftuar policia.