Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Presidenti i konglomeratit Meta, nga i cili varen WhatsApp, Facebook dhe Instagram, Mark Zuckerberg, ka zgjedhur Talavera de la Reina (Spanjë) si vendndodhjen e projektit të tij të ri. Kjo është qendra e tretë e përpunimit të të dhënave (CPD), më e madhja në Evropë.
Hapësira në fjalë do të jetë pak më shumë se 10 kilometra larg qytetit, do të quhet “Meta Data Center Campus” dhe do të ketë përmasa rreth 300 mijë metra katrorë, sipas “Antena 3”. Përveç kësaj, do të shërbejë si gjenerator i punësimit.
Vetëm periudha e ndërtimit, që pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe të përfundojnë më 2030, do të shërbejë për të punësuar rreth 800 persona. Pasi qendra të fillojë funksionimin, deri në 300 persona do të mund të aplikojnë për kontratë të përhershme. E gjitha kjo në një rajon që vitet e fundit ka patur rritje të papunësisë e rrjedhimisht shpopullimit.
Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë, Tita García Elez, ka shprehur përmes llogarisë së saj në Twitter iluzionin dhe shpresën e madhe se një kompani me një rëndësi të tillë ndërkombëtare i ka kthyer sytë nga Talavera de la Reina. “Ne kemi dorën tonë të shtrirë për të vazhduar rritjen”, – nënvizoi ajo.
Shpopullimi që rajoni i Toledos ka pësuar prej disa kohësh deri më tani është i motivuar nga papunësia. Talavera de la Reina është ndër 20 qytetet me më shumë papunësi, pavarësisht nga fakti se shkalla e saj, aktualisht më e lartë se 24%, ka rënë në krahasim me vitin e kaluar, raportoi kanali televiziv.
Në këtë kuptim, Talavera është qyteti me çmimet më të lira të banesave. Sipas “El Periódico de España”, aty mund të blini prona me dy dhe tre dhoma gjumi për rreth 38.000 euro dhe 44.000 euro, përkatësisht.