JiL.al - Jeto i Lumtur

Masakër në Kanada/ I dyshuari vret 11 persona, përfshirë të vëllain, më pas vdes në paraburgim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një masakër tronditi Kanadanë më 4 shtator gjatë fundjavës së Ditës së Punës.

I dyshuari Myles Sanderson vrau 11 persona në një goditje masive vdekjeprurëse me thikë. Në mesin e viktimave ishte edhe vëllai i tij.

32 vjeçari Sanderson vdiq pasi u arrestua në një autostradë më 7 shtator. Vëllai i tij, 31 vjeçari Damien, u gjet i vdekur disa ditë më parë.

Dhjetë njerëz të tjerë u vranë në sulm, duke përfshirë nëntë pjesëtarë të komunitetit indigjen James Smith Cree Nation.

Ngjarja alarmoi Kanadanë – ku vrasjet masive janë të rralla – dhe u ngritën shumë pyetje në lidhje me motivin.

Në një konferencë shtypi të enjten, Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatchewan (RMPC) tha se “ne kurrë nuk do ta dimë vërtet pse ndodhi incidenti”.

Rhonda Blackmore, komandante e RCMP-së në Saskatchewan, tha se të dy vëllezërit po shpërndanin në mënyrë aktive drogë në komunitet në 3 shtator, dhe ishin përfshirë në tre grindje të dhunshme në të njëjtën ditë. “Asnjë nga këto nuk u raportua tek autoritetet”, tha ajo

Sipas Blackmore, të dy vëllezërit ishin të përfshirë në “planifikimin fillestar dhe përgatitjet” për vrasjet. Megjithatë, për arsye që mbeten të paqarta, Damien u vra nga Myles Sanderson.

Policia nuk sqaroi nëse vdekja e Damien ndodhi para ose pas vrasjeve të tjera, apo nëse ai ishte përgjegjës për ndonjë nga lëndimet e marra nga të mbijetuarit e sulmit.

Më 3 shtator, policia iu përgjigj një telefonate në lidhje me një automjet që besohej se ishte vjedhur nga Damien Sanderson në James Smith Cree Nation.

Oficerët vizituan një rezidencë të sugjeruar nga pronari i automjetit, ku gjetën çelësat e makinës dhe tre burra – njëri prej të cilëve ishte Damien Sanderson.

“Ne konfirmuam më vonë se Damien u dha një emër të rremë oficerëve” tha Blackmore.
Shkaku i vdekjes së Myles Sanderson mbetet i paqartë.

Scroll to Top