JiL.al - Jeto i Lumtur

Mblidhen 600.000€ për Klevisin/ I njohuri i ‘Tik Tok’ Aleks Visha dhe Fabio Dushku japin ndihmën e madhe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ditën e sotme është bërë e mundur mbledhja e shumës prej 600.000€ për Klevis Gjelucën. Ishte Romario Dragani, miku i të riut i cili hapi Fundraiserin në Go Fund Me për të ndihmuar mikun e tij të ngushtë.

Gjeluca ndodhet në koma që prej datës 27 shtator pas një aksidenti me makinë. Shuma e mbledhur do të shërbejë që Klevisi të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës.

Është emocionues fakti që populli shqiptar ka kontribuuar për të ndihmuar të riun për të bërë të mundur mbledhjen e vlerës monetare që atij i nevojitet.

Pasi u mblodhën gjysma e lekëve,  Klevis Gjeluca u nis në Itali për mjekim dhe më pas për operacionin. I riu është shtruar në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Një pjesë të mire të parave u mblodhën vetëm mbrëmjen e djeshme, përmes një sfide në Tik Tok  ndërmjet infuencerëve. Mes tyre ka qenë Aleks Visha dhe i dënuari me burgim të përjetshëm në Greqi, Fabio Dushku.

Falë ndihmës së këtyre personazheve dhe zemrës solidare të shqiptarëve, tashmë Klevis Gjeluca mund ti nështrohet operacionit në Itali.

Scroll to Top