Një 70 vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin ku punonte si roje në Vlorë.
Policia bën me dije se viktima me iniciale H.A, punonte si roje në një kompani private, ku edhe u gjet i pajetë nga familjarët e tij.
Dyshimet janë që ai të ketë ndërruar jetë si pasojë arrestit kardiak.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.