JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nuk e dija që isha shtatzënë”, 19-vjeçarja rrëfen historinë: U habita kur pashë kokën e fëmijës që po dilte

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një nënë adoleshente ka treguar se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa lindi në dyshemenë e dhomës së saj të ndenjes pasi u kthyer nga shkolla.

Vajza, e cila ishte 19 vjeç shpjegoi se nuk kishte simptoma të të qenit shtatzënë dhe vazhdoi të kishte perioda të rregullta, por u trondit kur nëna e saj pa kokën e foshnjës nën fundin e uniformës së shkollës.

Nëna, e njohur si Alexis në TikTok, ndau historinë e saj në internet në një video që ka marrë mbi 2.3 milionë shikime  dhe shpjegoi se ajo përjetoi një shtatzëni të fshehtë kur ishte 15 vjeç.

Një shtatzëni e fshehtë është kur metodat e testimit mjekësor nuk arrijnë ta zbulojnë atë dhe simptomat e zakonshme si të vjellat, periodat dhe barku i madh nuk ndodhin, shkruan The Sun.

Ditën e lindjes, Alexis zbuloi se kishte pasur gjithë natën dhimbje dhe disa orë më vonë ajo solli në jetë foshnjën.

Në një tjetër video, Alexis ka shpjeguar se ka lindur në dyshemenë e dhomës së ndenjes.

“Përfundova duke lindur fëmijën tim në dyshemenë e dhomës së ndenjes pa e ditur se isha shtatzënë”, tha Alexis.

“Kisha perioda të rregullta dhe pa simptoma, barku im nuk u rrit. Zbulua se kalova një shtatzëni të fshehtë.”

Reagimet e njerëzve në videon e saj ishin të shumta. Disa nuk e besonin, ndërsa të tjerë konfirmonin se e njëjta gjë u kishte ndodhur edhe të afërmve të tyre.

Scroll to Top