Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Disa pamje të rënda po qarkullojnë ditën e sotme në rrjetet sociale.
Një faqe në Instagram “Ndihma e kafshëve në Shqipëri” ka denoncuar një rast kur një vajzë dhunon një mace.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, fillimisht vajza e merr kotelen në dorë, e përkëdhel e puth dhe më pas e përplas në mur, duke tentuar ta mbysë.
Nuk dihet nëse kotelja ka ngordhur pasi vajza vjen shumë pranë kamerës e nuk shihet qartë se ç’ndodh më pas.
Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen “Braka” në Tiranë, në zonën e ish-Stacionit të Trenit.
Faqja “Ndihma e kafshëve në Shqipëri” shkruan se vajza do të denoncohet nga banorët e zonës në polici.