Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Pas të dhënave të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e kreut aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) Helidon Bendo.
Bëhet fjalë për të gjitha fotot e Bendos ndër vite, të dhënat e tij personale si atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit.
Po ashtu janë publikuar dhe të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare, qoftë ato tokësore apo edhe nga aeroporti i Rinasit dhe targat e makinave me të cilat ka kaluar..
Në mesazhin e tyre në Telegram, “Homeland Justice” paralajmërojnë se ata do vazhdojnë të publikojnë të dhëna të tjera, përsa kohë nuk i vihet “fre” aktivitetit të MEK në Durrës.
“Për sa kohë që ju nuk mbani një “fre” të ngushtë mbi aktivitetet terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk “lidhen” në vende të tjera, zbulimet tona do të jenë të vazhdueshme.
Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt për të mbajtur, i jepni fund jetës së garnizonit të banorëve të Durrësit dhe jepini atyre kënaqësinë e një jete urbane dhe urbane.” thuhet në mesazhin e hakerave.
Në pjesën më të madhe të rasteve ai është identifikuar në pikat e kalimit kufitar me pasaportën diplomatike, por ka edhe raste ku ka dalë me kartën e identitetit.
Helidon Bendo ndodhet në SHBA për një trajnim disamujorsh. Aktualisht SHISH drejtohet nëndrejtori Olian Kanushi, i emëruar në fund të muajit gusht.