Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Detaje të reja dalin në pah për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Greqi nga një shqiptar.
Sipas autoriteteve greke 45-vjeçari shqiptar me tatuazhi e Faliros së Vjetër është larguar nga Greqia në datë 27 tetor, në drejtim të Shqipërisë dhe është duke u fshehur në qytetin e Vlorës.
Policia greke shprehet se ka në dorë AND-në e autorit , pasi kanë arritur ta sigurojnë atë përmes makinës së të dhunurës së parë.
Policia greke po vazhdon hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit.
Tatuazhi e ka tradhtuar 45-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Greqi dhe ngacmimin seksual të një 24-vjeçareje tjetër.
Mediet greke bëjnë me dije se ai është identifikuar në sajë të kamerave të sigurisë dhe tatuazhit që kishte në krahun e djathtë.
45-vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe familja e tij jeton në Shqipëri.
lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa në Shqipëri do të dërgohet një kërkesë për ndihmë gjyqësore.
Sulmuesi është regjistruar në kamerat video në zonën përreth ku ndodhën dy sulmet.
Në videod shihet shqiptari, i cili pasi sigurohet se nuk ka njeri përreth, futet në makinën e 24-vjeçares nga dera e pasme me thikë në dorë.
“Në tre të mëngjesit, teksa drejtoja makinën e mamasë sime, ndalova në semafor për t’u nisur drejt Avenue Amfiteas. Në atë moment, pa e kuptuar unë, një i panjohur hyri në makinë dhe u ul në sediljen pas sediljes së shoferit. Më kapi për jake dhe më tha të nisem e të kthehem djathtas”, u tha 24-vjeçarja efektivëve.
“E pyeta se çfarë donte dhe i kërkova të dilte nga makina. Por ai nuk e bëri dhe filloi të më kërcënonte me një objekt të mprehtë në brinjë. Më tha të vazhdoja të ngisja makinën ose do të më godiste me thikë. Më tha të kthehesha djathtas në rrugicë dhe të vazhdoja”, tha 24-vjeçarja.