JiL.al - Jeto i Lumtur

Qeni i policisë gjen 100 kg drogë në garazhin e shqiptarit në Itali

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një sasi prej mbi 100 kilogram drogë në një garazh në Santa Croce sull’Arno (Piza” është zbuluar nga policia.

Mediat njoftojne se 77 kilogram hashash, 25 kilogram marijuanë dhe 7 gram kokainë u sekuestruan ndersa pronari shqiptar i dërgesës u arrestua.

Gjetja e lendes narkotike u realizua gjatë aktiviteteve të parandalimit të shitjes së drogës në qendra e të rinjve.

Gjatë kontrollit të një parku të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës Delphy, i çoi policët në derën e garazhit të një blloku apartamentesh.

Guardia di Finanza theksoi se shqiptari kishte precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sasitë e mëdha dhe lloji i ndryshëm i drogës së sekuestruar kane shkaktuar dyshime tek hetuesit se personi i arrestuar mund të përfaqësojë një lidhje te grupeve te fuqishme te  drogës zonë.

Per kete aresye mesohet se hetimet jane zgjeruar.

Scroll to Top