Kryeministri Rama është në qendër të sulmeve, kryesisht nga opozita. Kjo edhe pas hetimeve që SPAK nisi ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e akuzon se është vetë kreu i qeverisë që ka dhënë direktiva te Prokuroria e Posaçme për nisjen e hetimeve ndaj tij dhe Sali Berishes.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar
Por mesa duket, kreu i qeverisë të gjitha këtyre sulmeve ka zgjedhur t’u përgjigjet me një thënie të romancierit brazilian Paulo Coelho.
“Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin “Fjalët e Mbrëmjes”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i PD-së Sali Berisha kanë paralajmëruar një aksion të fortë opozitar që sipas tyre do të nisë në shtator.
Berisha dhe Meta thonë se qëllimi i protestave do të jetë rrëzimi i Ramës dhe ndryshimi i këtij sistemi, që ata e quajnë të “kalbur”.
Burimi https://www.botasot.info/bota/