Ribashkimi ndodhi, Bora e shoqëron Donaldin në Kosovë

Jil
Jil
1 Min Read

 

Pak ditë më parë moderatorja Zemani reagoi e “shqetësuar” për lajmet fake që qarkullonin në adresë të saj, duke i siguruar ndjekësit e saj se ajo dhe Donaldi (për momentin) nuk kishin asgjë bashkë.

Por, burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Bora nuk dukej aspak e “shqetësuar” teksa shoqëronte me makinën e saj Donaldin në një nga mbrëmjet e tij koncetore në Kosovë.

Tutje burimet thonë se e kanë parë çiftin në Morinë, të dy me kapele në makinën që i jepte Bora dhe ku Donaldi ishte pasagjerë. Në kufi janë regjistruar në të njejten kohë në regjistrin elektronik.

Pas tyre ka qenë dy vëllezërit e Donaldit, Romeo dhe Mario si dhe kantautori Elgit Doda. Pra çifti i shumëpërfolur i showbiz-it janë jo vetëm bashkë por edhe të pandarë. Me pak fjalë Borës po i bëhet ëndrra realitet duke e parë Donaldin 24 orë në 24 jo vetëm kur e kishte në Big Brother por edhe tani që e ka në të njëjtin institucion, madje edhe kur e shoqëron në koncertet e tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *