Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit. Ndërkohë, që ceremonia dukej mjaft e bukur, ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte mungesa e mikut të tij, Sabianit.
Iliri dhe Sabiani u bënë miq të ngushtë brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, madje ata i referoheshin njëro-tjetrit si vëllezër.
Mungesën e Sabianit nuk e ka kaluar pa “thumbuar”, aktorja Monika Lubonja. Ajo ka publikuar në InstaStory një shprehje që thotë :
“Gjithçka është e përkohshme” duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit.