JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqipëria në krye të listës, sekretarja britanike tregon shifrat, sa emigrantë rrezikojnë jetën për të shkuar në Angli

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman ka folur për fenomenin e emigrantëve klandestinë që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Në intervistën e saj për gazetën Daily Telegraph, zyrtarja britanike ka renditur emrat e tre vend eve nga ku vijnë klandestinët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar

Sigurisht, në renditjen e sekretares së Brendshme nuk mund të mungonte as vendi ynë. Sipas statistikave zyrtare, në gjysmën e parë të 2022, ardhjet nga tre vendet, Shqipëria, Afganistani dhe Irani përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të përgjithshëm të klandestinëve që kanë shkuar në Britani me gomone, nëpërmjet kanalit La Manshit duke vënë në rrezik jetën.

18% e klandestinëve që kanë shkuar këtë vit në rrugë ilegale në Angli kanë qenë shqiptarë, 18% nga Afganistani dhe 15% nga Irani.

Numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht është rritur ndjeshëm që nga viti 2021.
Asokohe vendin e parë e mbanin iranianët me 30%, pasonin irakianët me 21% dhe sirianët me 9%, thotë sekretarja.

BBC raporton se më shumë se 33.500 emigrantë kanë shkuar këtë vit ilegalisht në Britani me gomone, shifra më e lartë që Britania ka shënuar ndonjëherë.

Në vitin 2021 klandestinët që shkuan në Angli ishin në total 28.526, ndërsa në vitin 2020 ishin 8.404.

Scroll to Top