JiL.al - Jeto i Lumtur

Sindikatat e mësuesve në Kosovë njoftojnë se do ketë protesta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Që prej javësh institucionet e arsimit dhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrata publike në Kosovë po vazhdon grevën, si pasojë e mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Mësimdhënësit po refuzojnë të kthehen në klasa pa përmbushur kërkesa kryesore e tyre, shtesa prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Kërkesa që daton 9 muaj më parë, së fundmi është refuzuar edhe nga Kryeministri i Kosovës, kjo ka bërë që mësimdhënësit të paralajmërojnë masa më radiale për t’u përmbushur kërkesat e e tyre.

Masë më radikale nga Këshilli Grevist thonë që është protesta. Përkundër që Projektligji i Pagave doli këtë të enjte në diskutim publik, Sindikata e Arsimit nuk planifikon të zbusë grevën.

Ndërkohë, ekzekutivi vazhdon t’u bëjë thirrje mësimdhënësve t’i kthehen punës, tashmë që projektligji është në diskutim publik, përkundër që kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk janë përmbushur.

Scroll to Top