JiL.al - Jeto i Lumtur

Sondazhi: Dy politikanët më të urryer nga shqiptarët (Emrat)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqiptarët nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.

Qasja negative rritet për drejtuesit e opozitës, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.

Figura më e urryer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. Ndërsa vetëm 6.7% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.

Jashtë kësaj liste nuk është as ish-kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativisht, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.

Basha pasohet nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili për pak kohë mbajti drejtimin e PD, ku për të, 73.6% e të targetuarve kanë mendim negativ dhe vetëm 17.7% e tyre kanë mendim pozitiv.

Qasjen më n egative në radhët e qeverisjes në krahasim me kryeministrin, e ka kryetari i Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj është vlerësuar negativisht nga 60.4% e të pyeturve dhe 33.9% e tyre e kanë vlerësuar pozitivisht.

Presidenti Bajram Begaj nuk ka marrë shifrën më ta lartë as negative e as pozitive, pasi 39.7% e të targetuarve nuk kanë një mendim të qartë për figurën e tij. Ndërsa 34.6% e kanë vlerësuar negativisht dhe 25.7% e kanë cilësuar si pozitiv presidentin e ri.

Matur në 1 vit e gjysmë, kryeministri ka shënuar këtë shtator pëlqyeshmërinë më të ulët me 40.6% dhe muaj i tij më i artë, ka qenë qershori i vitit 2021 me 52.4%.

Ndërsa për liderin e PD, Sali Berisha, muaji më i keq është janari i 2022 me 21.2%, ndërsa muaji më i mirë ka qenë qershori i po këtij viti me 28.5%.

Një ndryshim drastik ka pësuar figura e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, i cili në prill të 2021 kishte 45.4% të pëlqyeshmërisë, ndërsa vlerën më të ulët e ka shënuar në qershor të 2022 me 8.2%.

Vlerësimi aktual për qeverinë është 45.8% negativ dhe 24.4% e të pyeturve mendojnë pozitivisht.

Por vlerësim edhe më negativ nga të pyeturit, ka marrë opozita, PD dhe PL, ku 66.3% e tyre e kanë vlerësuar si të keqe, ndërsa vetëm 8.3% e kanë vlerësuar si të mirë.

Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./Euronews

Scroll to Top