Tentoi të vrasë me sopatë të riun në lokal, arrestohet 52-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tentoi të vrasë me sopatë të riun në lokal, arrestohet 52-vjeçari.

Policia informon se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes 2 shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4, Kavajë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Artur Petja., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit Elton Dedej, ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Artur Petja, 52 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;

Elton Dedej, 44 vjeç, banues në Kavajë (pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se shtetasi I. Gj. ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit Elton Dedej, shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Mjeti prerës (sëpatë), celulari i shtetasit Elton Dedej dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’.

Scroll to Top