Tentuan të futen në uzinën e Gramshit, çfarë u gjet në bagazhin e makinës luksoze të rusëve

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zbardhen të tjera detaje për incidentin e ndodhur në uzinë e përpunimit të armëve në Gramsh. Tre shtetas të huaja, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në ambientet e brendshme

Njëri nga rusët u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin duke lënë të lënduar dy prej tyre.

Prokuroria pritet të dorëzojë kërkesat për masat e sigurisë ndaj tyre brenda afatit ditën e sotme. Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije se krahas materialeve të tjera, në automjetin e të huajve janë gjetur edhe një palë targa, të dyshuara si të falsifikuara. Targat në fjalë janë gjetur në bagazhin e makinës luksoze, “Chevrolet”, me të cilën ata lëviznin.

Ndërkohë, siç abcnews.al ka raportuar më herët në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Kujtojmë se të arrestuarit janë 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç dhe një i ri tjetër me pasaportë ukrainase, Fiodor Mihailoviç. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur tre akuza, mes të tjerash edhe për spiunazh. 

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *