Thuaji zemrës Po

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Thuaji zemrës Po

Susanna Tamaro

Çdo herë që do të ndihesh e përhumbur, e pështjelluar, mendo për pemët, sill në mend mënyrën se si rriten ato. Kujtohu se një pemë me shumë kurorë dhe me pak rrënjë shkulet posa të fryjë një shkulm ere, ndërsa në një pemë me shumë rrënjë e pak kurorë limfa mezi rrjedh. Rrënjët dhe gjethnaja duhet të rriten barabar, duhet t’u hysh gjërave nga brenda e të jesh sipër tyre, vetëm kështu mund të ofrosh hije dhe strehë, vetëm kështu në stinën e duhur mund të mbulohesh me lule e fryte. E kur, mandej, para teje të hapen sa e sa rrugë dhe ti nuk do të dish cilën të marrësh, mos iu fut njërës kuturu, por ulu dhe prit. Merr frymë thellë e plot besim, ashtu si ke marrë frymë ditën kur ke ardhur në këtë botë, pa u hutuar nga asgjë, prit e prit akoma. Rri pa lëvizur, hesht, dhe dëgjo zemrën tënde. Mandej, kur të të flasë, ngrihu dhe shko ku të shpie ajo. 

Susanna Tamaro

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top