JiL.al - Jeto i Lumtur

U vra në derën e shtëpisë/ Arrestohet personi i dytë për vrasjen e 9-vjeçares….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Arrestohet një tjetër person i dyshuar për vrasjen e 9-vjeçares Olivia Oratt-Korbel. Sipas , i arrestuari i dytë është një 33-vjeçar nga Dovecot i Liverpool-it i cili akuzohet edhe për dy vrasje të mbetura në tentativë.

“Hetimi për vrasjen tragjike të Olivia-s është duke vazhduar dhe ne fuhet të krijojmë një pasqyrim të qartë të provave në mënyrë që t’i nxjerrim personat përgjegjës para drejtësisë”, tha zëdhënësi i policisë së Merseyside.

Më herët është arr estuar me dyshimin për vrasje edhe një 36-vjeçar.

Olivia u vra kur nëna e saj hapi derën e përparme pasi dëgjoi zhurma jashtë. Në atë moment Joseph Nee, po ndiqej nga disa persona të armatosur. Ai tentoi të hynte në shtëpinë e tyre dhe u qëllua me armë zjarri. Nga të shtënat humbi jetën vajza vetëm 9 vjeçe e po ashtu u plagos nëna e saj, e cila tashmë ka dalë nga spitali.

Edhe Nee u plagos në pjesën e sipërme të trupit dhe u dërgua menjëherë në spital nga një person i tretë me një makinë tip ‘Audi’ ngjyrë e zezë. Policia ka bërë publike pamje të makinës që dyshohet se ka çuar në spital objektivin e ngjarjes. Ky automjet është sekuestruar dhe është në proces të ekspertizës mjeko-ligjore.

Edhe pse deri më tani janë bërë dy arrestime për ngjarjen e cila tronditi Liverpoolin, ku mbeti e vrarë 9-vjeçarja, ngjarja është ende e pazbardhur. 

“Megjithëse kemi bërë arrestime në lidhje me vrasjen e  tmerrshme të Olivias unë dua ta bëjë plotësisht të qartë se ne kemi nevojë për çdo informacion në lidhje me këtë hetim dhe me këtë makinë”, ka thënë detektivi Mark Baker duke kërkuar ndihmë nga çdo person i cili mund të ketë më shumë dijeni për ngjarjen.

Burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top