JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau ish-gruan dhe fëmijën 1 vjeçar, fjalët e fundit të autorit: Këtu fillon dhe mbaron…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi tragjik në Kavalla të Greqisë, ku humbën jetën tre persona, çifti i divorcuar dhe fëmija i tyre 1-vjeçar.
56-vjeçari vrau me armë gjahu ish-gruan e tij, fëmijën 1-vjeçar dhe më pas veten.

Shkak i vrasjes duket se ka qenë kujdestaria e fëmijës, pasi autori kishte mosmarrëveshja me ish-gruan, e cila kishte në plan të merrte fëmijën dhe të jetonte në Gjermani.

Sakaq ka dalë në dritë shënimi i fundit që 56-vjeçari ka lënë para se të kryente krimin tragjik, raporton abcnews.al

Ne letrën e gjetur në dhomën e 56-vjeçarit shkruhet: Këtu fillon dhe këtu mbaron dashuria jonë. Në këtë dhomë u njoha me Annën (ish-gruaja që vrau), këtu u dashuruam, këtu shkëmbyem puthjen e parë.

Ndërkohë detajet për vrasjen e nënë e bir janë rrëqethëse mSipas informacioneve nga policia, mësohet se 56-vjeçari vrau fillimisht foshnjën dhe pastaj ish-gruan, 31-vjeçare.

Protothema.gr raporton se pasi 56-vjeçari qëlloi për vdekje fëmijën dhe ish-gruan, telefonoi kushëririn dhe i kërkoi që të shkonte te stalla që në fshat, vendi i tragjedisë.

Pasi mbylli telefonin ai qëlloi veten. Kushëriri i autorit ka thënë për Antenna TV se pas telefonatës shkoi menjëherë te stalla, ndërsa pohoi se dëgjoi tre të shtëna.

Atje ai u përball me një skenë të frikshme, me trupat e pajetë të nënës dhe të foshnjës që ishin afër dhe më tutje trupi i pajetë i 56-vjeçarit.

Scroll to Top