JiL.al - Jeto i Lumtur

82-vjeçarja që ndërtoi kotec pa leje do të gjykohet në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Plaka 82 vjeçare që ka ndërtuar një kotec pa leje në Nartë të Vlorës do të përballet me të gjithë forcën e ligjit, por debati është nëse duhet gjykuar në Vlorë apo në Tiranë? Po ashtu ende nuk është qartësuar nëse hetimet duhet t’i vijojë prokuroria e zakonshme apo Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit?

Avokati i 82 vjeçares, thotë se e moshuara është marrë në ndjekje penale dhe jep detaje nga operacioni policor: “Askush mbi ligjin”

“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie. Plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori. Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazine pa leje në fshatin Nartë”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për t’i bërë jehonë operacionit: “Askush mbi ligjin” zyrtarët propozojnë që gjyqi i 82 vjeçare të bëhet në Sheshin Skënderbej në Tiranë. E akuzuara duhet të vendoset në një pozicion të tillë që prapa saj të duket kulla e madhe në Shesh që ka ndërtuar (deri më tani) vetëm 6 kate pa leje.

E moshuara duhet bërë shembull që të mos guxojë më njeri në Shqipëri të ndërtoj kotec, të hap dritare, të rregullojë çatinë apo të vendosë një tullë pa leje. Hetimet duhen thelluar për të kuptuar se çfarë fshihet pas pretendimit se pulat kishin nevojë për një kotec më të madh. Hetimi duhet të sqarojë se pse e moshuara nuk ka aplikuar te e-albania për leje provizore?!

Si është e mundur që 82 vjeçarja ka guxuar të sfidojë ligjin, ndërkohë që ministria e Drejtësisë ka nxjerrë udhëzime të qarta për ligjin e ri të ndërtimeve pa leje që në janar të 2020. Prokurorët duhet të sqarojnë nëse e moshuara ka lidhje me sulmet e fundit kibernetike ndaj Shqipërisë që synojnë të krijojnë idenë se në këtë vend funksionon “ligji i xhunglës”.

Scroll to Top