JiL.al - Jeto i Lumtur

A do flasë Jeton Lami? Flet babai i policit që shëtiste me Vis Martinajn, akuzon mediat: Jeni…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Agjenti i policisë, Jeton Lami i arrestuar për dekonspirim të aksioneve të policisë dhe shëtitjes me makinë të Ervis Martinajt është kryefjalë e mediave.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai di shumë mbi lëvizjet e “mbretit” të basteve. Por a do të flasë? Deri tani ka heshtur.

28-vjeçari nuk pranoi që të fliste në gjykatë kur u la në burg, por as përpara oficerëve të grupit hetimor dhe prokurorit të dosjes. 

Lami ishte personi i fundit që sipas policisë është kapur në kamera duke lëvizur me makinë Martinajn.

E ndërsa agjenti i arrestuar nuk ka pranuar të flasë, babai i efektivit të policisë Lutfi Lami, ishte i irrituar dhe indinjuar me atë që media ka shkruar për djalin e tij.

Por, çfarë mendon ai për akuzat?

“Thjesht mendoj se ajo që thuhet për median se është kthyer në kazan është shumë e vërtetë” u shpreh ai.

Versionet mbi fatin e Ervis Martinajt janë të shumta, por ende askush nuk i jep përgjigje pyetjes nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim?/abcnew

Scroll to Top