JiL.al - Jeto i Lumtur

Abuzimet me lidhjet e paligjshme të energjisë, Balluku: Ja kur do të nisë kontrolli i ‘Task Forcës’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije se aplikimi i fashës së energjisë do të vendoset nga 1 tetori, e më tej shtoi se do ngrihet task forca e cila do të jetë në terren për të parandaluar çdo tentativë abuzimi.

“Është e vërtetë që fashat krijojnë abuzime. Qeveria me reformat e reja të vitit 2014 hoqi të gjitha fashat se ato nxisnin abuzime.

Kontrata të dyfishta për ta ndarë shumën e konsumuar në 2 apo në 3 nënkontrata.

Gjithçka zgjidhet nga momenti i dixhitalizimit të lexuesve.

Ndaj ne kemi nxjerr task forcën në terren. Një nga detyrat që ka është të kontrollojë gjithë funksionimin e OSHEE.

Me fashën mund të ketë dhe tentativa për abuzime.

Jemi në 20% humbje energjie, ne synojmë ta ulim në 16%. Jemi në kohë krize dhe nuk duhet lejuar lidhja e paligjshme, prandaj task forca do të jetë në çdo vend.

Por task forca do nisë nga institucionet. Nëpër institucione do të ketë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion.

Targeti qe do i vendosim çdo institucioni nëpërmjet një Akti normativ është që të ulin me 15% konsumin mujor të energjisë.

Nga të gjithë analizat tona prej 1 milionë e 90 mijë abonentësh që OSHEE ka, 40 mijë familje janë ato që e kalojnë limitin e 80KËH.

Padyshim që varet dhe nga kushtet e motit se mund të ketë familje që mund ta tejkalojnë këtë për 2-3 muaj.

Çmimi që ne do kërkojmë nga ERE, do jetë në fuqi deri në 31 dhjetor.

Pastaj do ta rishikojmë, në varësi të prodhimit vendas që do kemi dhe çmimit të mishelës energjitike, do ulim çmimin për fashën apo do ta heqim fare”, vijoi ministrja.

Scroll to Top