Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kanë dalë pamjet e aksidentit të regjistruar pasditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit.
Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të publikuara nga OraNews, shihet makina tip “BMW”, e cila ka qenë në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin.
Ajo është përplasur me tabelat dhe trafikndarësen dhe ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka përplasur dhe një makinë tip “Hyundai”.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit “BMW” e cila është jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja është rrëzuar dhe një prej shtyllave të ndriçimit./oranews