Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pasi një minibus që transportonte nxënës u rrëzua në një humnerë në veri të Indisë.
Mjeti transportonte studentë, ndërkohë që humbi kontrollin në Kashmir, mëngjesin e së mërkurës.
Autobusi doli nga rruga dhe ra rreth 250 metra në një humnerë pranë një fshati në veri të Indisë.
Nëntë persona humbën jetën në vend dhe dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Zyrtarët thanë se 29 të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Kryeministri indian Narendra Modi dhe Presidenti Draupadi Murmu shprehën ngushëllimet e tyre në Twitter.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Modi.