JiL.al - Jeto i Lumtur

Detaje të reja nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Shkodër, bie pista e hakmarrjes nga i riu që iu bë atentat, mister autori i vrasjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tre ditë pas ekzekutimit me shtatë plumba të 58-vjeçarit, Ismet Çekorja në Shkodër, Policia nuk ka asnjë person të dyshuar dhe as motivet që qëndrojnë pas ngjarjes.

Pista e hakmarrjes, ajo që lidhet me atentatin e dështuar të Alban Bruçit pak ditë më parë dhe për të cilin Policia ka shpallur në kërkim djalin e viktimës, duket se ka rënë. Policia nuk ka dyshime se krimi mund të ketë ndodhur për hakmarrje, sepse dy familjes kanë komunikuar midis tyre pas ngjarjes.

Pak ditë para se të vritet, Ismet Çekorja është takuar me babain e Alban Bruçit, ndërsa palët janë sqaruar mes tyre dhe familja Bruçi është bindur se Bajram Çekorja, nuk është autori i atentatit ndaj Albanit pasi dy baballarët kishin një lidhje shoqërore të hershme mes tyre. Përveç familjeve tashmë edhe Policia e Shkodrës ka hedhur poshtë dyshimet se vrasja e Ismet Çekores ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit dhe një gjë të tillë e vërteton edhe fakti se 25-vjeçari është lënë i lirë së bashku me babain e tij pasi u morën në pyetje nga efektivët pas vrasjes së Ismet Çekores.

KONFLIKTET

Policia e Shkodrës ka lënë të lirë 15 personat e shoqëruar pas vrasjes së Ismet Çekores. Këta persona janë shoqëruar gjatë mbrëmjes së të premtes dhe janë lënë të lirë gjatë së shtunës. Mes personave të shoqëruar është edhe Alban Bruçi ndaj të cilit më 25 gusht iu bë një atentat por arriti të shpëtojë pa u plagosur. Në Shkodër, mbërritën edhe forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle, por nuk kanë pasur rezultat. Në këtë mënyrë Policia e Shkodrës është duke hetuar për konflikte të tjera të mundshme të mëparshme të familjes Çekorja lidhur me vrasjen e 57-vjeçarit.


AUTORËT ME SKAFANDRA

Ismet Çekorja doli nga shtëpia e tij mesditën e së premtes për të blerë disa birra dhe dyshohet se autorët, dy persona me motor dhe me skafandra në kokë e kanë ruajtur duke iu afruar dhe duke qëlluar menjëherë ndaj tij me breshëri plumbash me armë zjarri pistoletë. Fakti që autorët kishin skafandra në kokë e vështirëson punën për policinë për identifikimin e tyre.

Në zonë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë mbi dinamikën e kësaj vrasje. 57-vjeçari mori shtatë plumba në trup duke mbetur i plagosur rëndë. Ai u transportua me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Shkodrës, por ndërroi jetë. Ai u thirr nga një person pasi doli nga banesa e tij dhe Çekorja është afruar duke mos e menduar se i rrezikohej jeta e tij.

Pasi është afruar, e qëlloi atë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen. Katër ditë përpara se të ekzekutohej pranë shtëpisë së tij, Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij Bajram Çekorja, i cili aktualisht ndodhet në kërkim nga policia për atentatin e dështuar të 27 gushtit, duke thënë se i biri nuk ka marrë pjesë në ngjarje kriminale në katër vitet e fundit, për të cilat është akuzuar ndërsa kërkoi drejtësi nga shteti shqiptar.

Policia e Shkodrës tha se kishte faktuar me prova ligjore faktin që Bajram Çekorja, kishte marrë pjesë në atentatin ndaj 25-vjeçarit, duke e lidhur atë me një plagosje të disa viteve më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ismet Çekores ndërsa pista se kjo ngjarje ka lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçut ka rënë poshtë dhe po hetohet për pista të tjera të mundshme./SO

lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top