“Dosje komplekse”, Prokuroria hap hetimet për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nisin hetimet nga prokuroria shqiptare per sulmin ndaj sistemit TIMS.

Burime zyrtare thane se dosja e re e hapur ne daten 9 shtator i eshte bashkuar hetimeve per nderhyrjen e ndodhur ne korrik ne platformen e-albania.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfshirë në dosjen e hetimit të nisur për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti edhe sulmin e fundit kibernetik ndaj sistemit TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë.

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale:

“Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

“Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe

“Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer njëtjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

Si në momentin e sulmit të parë ashtu edhe në sulmin e dytë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke operuar me vendimmarrjet urgjente që ka diktuar dinamika e veprimeve. 

Në ushtrim të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim të ngushtë me gjithëagjencitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore, duke përfshirë dërgimin e kërkesës për ndihmë juridike në disa shtete. 

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe po vijojnë.

Scroll to Top