JiL.al - Jeto i Lumtur

Drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet i riu në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke drejtuar makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Në pranga përfundoi D.A, i cili po ashtu ka kundërshtuar gjatë shoqërimit punonjësit e policisë.

Njoftimi i policise:

Tiranë- Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 48, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”, shtetasin:

– D. A., 25 vjeç. Ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top