JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Ishte dënuar me 13 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 13 vite burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, është arrestuar sot në Shkodër.

Mesohet se bëhet fjalë për shtetasin Ardit Besnik Brahimi i ditëlindjes 03.07.1992, lindur dhe banues në fshatin “Trush”, Njësia Administrative Berdice, Bashkia Shkodër.

Me Vendim Nr. 97, dt 28.04.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër ky shtetas është dënuar me 13 vite burgim për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, parashikuar nga neni 76 – 22, 278/2 .

Scroll to Top