JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Rriten pagat për policët, gardistët dhe zjarrfikësit: Sa përfitojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Qeveria ka vendosur që të rrisë pagat për punonjësit e policisë, zjarrfikësit dhe disa kategori të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratës publike.

Rama tha sot pas mbledhjes së qeverisë se rritja e pagës për punonjësit bazë të policisë do të jetë 15%, ndërkohë që për ata që janë në nivel oficerësh, rritja do të jetë me 7 për qind.

Rama tha se rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Gardës së Republikës, policët e burgjeve si edhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratën publike.

“Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page.

Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës. E njëjta gjë vlen për policinë e burgjeve, për zjarrfikësat, për adimistratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por gjithë punonjësit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do marrin këto kategori do jetë paga e rritur. Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë.

Nga ana tjetër e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riindeksuar dhe kemi rritje 9.5 % në raport me pensionin e një vitt më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që kanë rritje 10%, por ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike”, tha Rama.

Scroll to Top