Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një 23-vjeçare është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas policisë E. M., 23 vjeçe, aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Njoftimi:
Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.