JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ “Tapë” në alkool, i riu rreh vëllanë dhe kanos nënën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje.

Vihet në pranga 1 shtetas që ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre.

Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre.

Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Scroll to Top