Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
25-vjeçari, Ardit Çela u arrestua në Tiranë pasi ka dhunuar një 16-vjeçare, në ambientet e jashtme të një pallati. Burime bëjnë me dije se e mitura kishte një lidhje dashurie me 25-vjeçarin.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
burimi lajmifundit.al/