JiL.al - Jeto i Lumtur

E rende në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri të ‘Kodra e Diellit’, qëllohet një person

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është identifikuar dhe autori që ka hapur zjarr dhe po punohet për kapjen e tij.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Paraprakisht, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes fqinjëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori. Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes . Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Scroll to Top