JiL.al - Jeto i Lumtur

“Është shumë i fuqishëm”/ Mirditori me probleme mendore rreh gjithë fshatin, përfundojnë me fraktura në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Lëvizja në fshatin Rrëja e Zezë të Njësisë Administrative të Rubikut në Mirditë është kthyer në rrezik për komunitetin vendas, për shkak të një 30-vjeçari me problemeve të shëndetit mendor.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shtetasi me iniciale S.M është i dhunshëm dhe agresiv dhe është bërë shpeshherë protagonist i ngjarjeve të ndryshme, duke sulmuar dhunshëm banorë të fshatit, të cilët kanë përfunduar në spital me fraktura.

“Ai person është shumë problem për komunitetin këtu. Ka probleme të shëndetit mendor dhe shpeshherë bëhet agresiv dhe i dhunshëm.

Kemi pasur disa raste që ka dhunuar bashkëfshatar tanë dhe kanë përfunduar në spital. Të merr frika të dalësh në fshat, për shkak të atij personi, sepse është dhe me fizik i madh dhe shumë i fuqishëm”, thotë një banor i fshatit.

Problemet shëndetësore të djalit janë kthyer në shqetësim të madh edhe për familjen e tij, të cilët e kanë të pamundur ta mbajnë nën kontroll 30- vjeçarin e sëmurë.

Ngjarjet e përsëritura me protagonist atë i kanë hapur konflikte familjes, madje duke detyruar njërin nga vëllezërit Lulzim Ndoj të emigrojë në vendet e Bashkimit Evropian, nga frika e hasmërisë, ndërsa dhe familja është detyruar të zhvendoset nga qytetit sërish në fshat. Babai i 30-vjeçarit thotë se djali është mjaft problematik.

“Djali im ka vite që ka probleme të shëndetit mendor. Është shumë agresiv dhe i dhunshëm dhe ne si familje e kemi të pamundur ta mbajmë nën kontroll, sepse na dhunon dhe neve.

Na ka hapur shumë konflikte në fshat, duke dhunuar bashkëfshataret pa asnjë lloj shkaku. Ashtu i tiposet në kokë dhe shkon dhe i sulmon, por nuk të duron njeri. Na kanë ardhur shumë njerëz të shpija, duke në vënë në borxh për ato veprime që bën djali.

Madje djali i tjetër i imi Lulzim Ndoj është detyruar të largohet nga Shqipëria, nga frika se personat që ka dhunuar i vëllai mund të hakmerren sepse në zonat tona hala funksionon kanuni.

Shteti e ka trajtuar me medikamente, por duhet bërë edhe më shumë në këtë drejtim”, thotë babai i 30-vjeçarit.

“I RREZIKSHËM PËR FËMIJËT”

Kryeplaku i fshatit Rraja e Zezë Kol Nikolli thotë se 30-vjeçari është një rrezik serioz sidomos për fëmijët dhe kërkonte që të gjendet një zgjidhje. “Ai person i ka hapur shumë probleme familjes së tij. Është i sëmurë dhe bën veprime agresive dhe të dhunshme. Rreziku më i madh është për fëmijët sepse mund t’ia japë truri e mund t’i sulmojë e të prodhojë ndonjë ngjarje tragjike.

I vëllai i tij është detyruar të largohet nga hasmëria dhe unë mendoj që shteti duhet të marrë masa që të trajtojë me seriozitet këtë rast. Ka qenë dhe i arrestuar e dënuar kohë më parë, por kur ka përfunduar dënimin dhe lënë i lirë ka vepruar sërish në të njëjtën mënyrë.

Nuk është aspak normale që nga një person i tille i gjithë fshati të ketë frikë për të lëvizur” thotë Nikolli. Rasti i këtij 30-vjeçari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse, si e vetmja mënyrë për të shmangur ndonjë ngjarje me përmasa tragjike, siç kanë ndodhur dhe herë të tjera në Shqipëri me protagonist persona të sëmure mendor./Gazeta Panorama

Scroll to Top