JiL.al - Jeto i Lumtur

Euleks duhet të dëmshpërblejë me një shumë rekord ish-magjistraten

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian ka dënuar në 18 tetor misionin Euleks me një shumë rekord për liçensimin e një ish-magjistrates të këtij misioni. Mosrinovimi i kontratës së punës për këtë ish-prokurore nga Euleksi është gjykuar abuziv nga Gjykata e BE-së.

Media europiane ‘B2” (Bruxelles 2) ka hedhur dritë mbi këtë rast, që ka ndodhur në kontekstin e vendimit të Bashkimit Evropian për të reduktuar misionin Euleks në Kosovë dhe për t’i transferuar disa dosje për shqyrtim autoriteteve të Kosovës, si dhe Gjykatës Speciale të themeluar në Hagë.

Performanca e magjistrates u konsiderua “e pamjaftueshme” në përfundim të një konkursi të brendshëm, të cilin ajo e ka konsideruar të deformuar

Pas pesë kontratash të njëpasnjëshme me afat të caktuar midis janarit 2014 dhe nëntorit 2016, nuk pati më rinovim të kontratës për ish-magjistraten.

Gjykata e Drejtêsisë së Bashkimit Europian vlerëson se ka patur konflikt interesi, pasi prokurorja ishte në mosmarrëveshje të përhershme me eprorin hierarkik, i cili ishte në krye të bordit përzgjedhës për konkursin e brendshëm dhe refuzoi aplikimin e saj.

“Një mungesë paanshmërie, madje edhe një konflikt interesi” shprehet Gjykata në vendimin e saj.

Sipas “B2” kërkest e përsëritura nga EULEX-i, që i janë bërë ish-magjistrates për të kaluar testin e drejtimit të automjetit  janë “abuzive”, pasi mund të “dëmtojnë personalitetin, dinjitetin ose ekuilibrin psikik”.

Magiistratja kishte patentë shoferi, por kishte vërtetuar se nuk ishte në gjendje të drejtonte makinën për shkak të paaftësisë në dorën e djathtë.

Scroll to Top