Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
17- vjeçarja Samanta Vataj kreu vetëvrasje ditën e sotme, në kushte të rënduara psikologjike, pasi i dashuri i saj, 27-vjeçari Kristian Fusha u arrestua.
Por kjo vjedhje u shndërrua në tragjedi, pasi një nga kasafortat e vjedhura nga Kristiani, ishte pikërisht ajo e kunatës së tij, motrës së Samantës, Eva Vatajt.
Në këto kushte 17-vjeçarja nuk duroi dot, dhe i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke pirë fotoksinë.
Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe se dy ditë para vjedhjes, e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.
Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.
Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi, ndërsa kasafortat i la në Shkodër.
burimi lajmifundit.al/