JiL.al - Jeto i Lumtur

Fshehu 17-vjeçaren në bagazh dhe tentoi të kalojë kufirin në Qafë Prush, arrestohet 23-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Pikën Kufitare të Qafë Prushit. I riu tentoi të kalojë kufirin, ndërsa na bagazhin e mjetit të tij tip “Benz” kishte fshehur një të miture, 17-vjeçare.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar i cili ishte në makinë me 23-vjeçarin.

Sipas policisë gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës transportimit të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Njoftimi i plotë:

Qafë Prush, Has

Tentuan të ndihmojnë një shtetase të mitur, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet të pranga 1 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Procedohet në gjendje të lirë edhe e mitura që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme..…jetoilumtu.al/

Scroll to Top