Gati “fshesa” në diplomaci, Rama dhe Begaj listë me 30 ambasadorë që duhet të lëshojnë postet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas kalvarit të gjatë të diskutimeve me kabinetin qeveritar, mëngjesi i djeshëm e gjeti kryeministrin Rama në zyrën e presidentit Bajram Begaj. Detajet nga takimi i zbardhi kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.  “Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, u shpreh dje Rama.

Pra fokusi kryesor ka qenë ndryshimi i ambasadorëve. Tani pritet të fillojë fshesa në diplomaci. Po kush janë emrat diplomatët, të cilët vijojnë të drejtojnë selitë diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës në kushtet kur u ka mbaruar mandati 3-vjeçar? Diplomatët pa mandat përbëjnë 42% e totalit të ambasadorëve, ndërsa duhet të ishin kthyer në Shqipëri. 30 diplomatët janë emëruar gjatë periudhës 2014-2016, ndërsa mandati i dytë ka mbaruar në periudhën 2017-2019. Lista nis me ambasadorin shqiptar në Abu-Dhabi, Ermal Dredha, ambasadorin në Beograd, Ilir Boçka, kryediplomatin në Berlin, Artur Kuko, ambasadorin në Zvicër, Ilir Gjoni dhe Enkeleda Merkuri në Bratislavë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në disa raporte e ka ngritur si shqetësim faktin se ambasadorët janë pa mandat dhe ka kërkuar nga Ministria e Jashtme që tu ndërpresë shërbimin, por një gjë e tillë nuk është zbatuar.

Ligji për shërbimin e jashtëm, ja si zgjidhen ambasadorët

Neni 21

Shefi i përfaqësisë diplomatike

1. Misioni diplomatik drejtohet nga ambasadori ose i ngarkuari me punë. 2. Ambasadorët emërohen dhe lirohen nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Kryeministrit. Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet përkatëse për emërimin dhe lirimin e ambasadorëve. Përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti i Republikës, Komisioni i Kuvendit që mbulon politikën e jashtme, organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador. 3. Ministri i Punëve të Jashtme mund t’i besojë drejtimin e misionit diplomatik të ngarkuarit me punë, kur kjo çmohet e nevojshme për shkak të rrethanave. 4. Posti konsullor drejtohet nga konsulli i përgjithshëm, konsulli, zëvendëskonsulli ose agjenti konsullor. 5. Konsulli i përgjithshëm emërohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Neni 22

Përzgjedhja e shefave të përfaqësive diplomatike

1. Shefat e përfaqësive diplomatike përzgjidhen ndërmjet diplomatëve të karrierës. 2. Në këto poste mund të emërohen edhe ish-anëtarë të Këshillit të Ministrave, ish-deputetë, personalitete të fushave të ndryshme, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë ligj. 3. Numri i personave të emëruar, sipas pikës 2 të këtij neni, nuk duhet të jetë më i lartë se 20 për qind e numrit të diplomatëve, që punojnë në përfaqësitë diplomatike me të njëjtin funksion. Këta persona bëjnë pjesë në shërbimin e jashtëm për aq kohë sa ushtrojnë funksionet në të cilat janë emëruar.  

Box

Emrat e ambasadorëve pa mandate

1.      Ermal Dredha- ABU-DHABI emëruar në 08.05.2016

2.      lir Bocka- BEOGRAD, emëruar në 27.07.2014

3.      Artur Kuko- BERLIN, emëruar në 16.02.2014

4.      Ilir Gjoni- BERNE emëruar në 14.02.2014

5.      Enkeleda Merkuri- BRATISLAVE emëruar në 06.01.2016

6.      Ilir Tepelena- BUKURESHT emëruar në 23.01.2015

7.      Adia Sakiqi- HAGE emëruar në 22.05.2014

8.      Bardhyl Canaj- IZRAEL emëruar në 21.10.2015

9.      Eduard Sulo- KAJRO emëruar në 23.07.2014

10.  Saimir Bala- KUVAJT emëruar në 30.04.2016

11.  Qirjako Qirko- LONDER emëruar në 22.08.2016

12.  Arben Gazioni- MOSKE emëruar në 15.10.2014

13.  Ermal Muça- OTAVE emëruar në 03.06.2016

14.  Dritan Tola- PARIS emëruar në 05.11.2014

15.  Selim Belortaja- PEKIN emëruar në 29.12.2016

16.  Qemal Minxhozi- PRISHTINE emëruar në 10.02.2014

17.  Sami Shiba- RIAD emëruar në 06.01.2015

18.  Anila Bitri (Lani)- ROME emëruar në 08.02.2016

19.  Fatos Reka- SHKUP emëruar në 14.05.2015

20.  Pellumb Qazimi- LUBJANË emëruar në 10.02.2014

21.  Gjergj Teneqexhiu- TOKIO emëruar në 05.05.2016

22.  Shpresa Kurëta- VARSHAVE emëruar në 02.09.2014

23.  Majlinda Dodaj- VATIKAN emëruar në 28.08.2013

24.  Roland Bimo VJENË emëruar në 14.02.2014

25.  Floreta Faber- ËASHINGTON emëruar në 29.01.2015.

26.  Anila Pojani- MILANO emëruar në 05.10.2016

27.  Suela Janina (Ibrahimi)- BE-BRUXEL emëruar në 03.10.2014

28.  Besiana Kadare Nju-Jork emëruar në 07.06.2016

29.  Visho Ajazi Lika- NATO, emëruar në 13 Dhjetor 2017

30.  Arten Hanku- MYNIH emëruar në 19.10.2016

Scroll to Top