JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Një dëshmitar që e di kush janë shefat policorë të krimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetarja Anila Hoxha, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se Jeton Lami, agjenti i operacionales në Policinë e Shtetit, i cili shoqëronte dhe eksportonte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, duhet shpëtuar për të zbuluar se cilët janë shefa, zv shefa e policë të tjerë që janë rekrutuar nga i shumë kërkuari .

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Jeton Lami, oficer policie pranë FAST ( njësia për të kapur të kërkuarit) , është njeriu më i rrezikuar në Shqipëri e po ashtu është Kutia e Pandorës ku gjenden  emrat e atyre shefave dhe policëve të korruptuar nga krimi i organizuar , që i shërbejnë dhe pastaj krekosen sikur po zbatojnë ligjin. Jeton Lami i arrestuar për shpërdorim detyre mbasi u zbulua që shoqëronte dhe eksportonte të shumë kërkuarin Ervis Martinaj dhe që llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro , aktualisht mbahet në burgun e Shënkollit. Jeton Lami dyshohet se ditën që kaloi nga polic i thjeshtë në njësinë operacionale , kaloi aty me një vend pune të porositur nga Martinaj. Pra prej dy vitesh ai ka parë e dëgjuar dhe di aq shumë emra policësh e shefash sa nëse flet , do na shpëtonte të gjithëve.

Ai duhet shpëtuar e bashkë me të ne kuptojmë të vërtetën, se cilët janë ata shefa, zv shefa e policë të tjerë që janë rekrutuar nga i shumë kërkuari .

Cilët janë ata që vazhdojnë të jenë në polici dhe që realisht nuk janë më policë, por kriminelë që shesin kolegët dhe paguhen për informacione në disa raste për ti thënë të shumë kërkuarit “ik se erdhëm” e në shumë raste të tjera për ta vënë në dijeni ” se pala kundërshtare në krim po e kërkonte”.

Cilët janë këta ushtarë të krimit , këta të blerë nga krimi ?

Jeton Lami është i rrezikuar nga kolegët e tij të rekrutuar që me siguri po ju dridhen këmbët që ai di disa gjëra. Kështu që një prokuror, Zoti e di kush është ai , le ta bëjë atë rrugë Tiranë – Shënkoll , të qëndrojë aty e të flasë e ti japë besim një  “ushtari të vogël” , sepse do të ketë dosjen më të madhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

Jeton Lami, është pak po e sigurtë, që sa kohë ishte përkrah një të shumë kërkuari , ai nuk ishte vetëm dhe jo më i rëndësishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtarësh policie që janë paguar për të mbyllur një sy për lojrat e fatit që gëlonin të organizuara nga kryeqyteti e në çdo qytet për të informuar në kohë e për tu bërë zbor policëve të thjeshtë , atyre të pa rekrutuarve.  Dhe jo vetëm.

Se krimi i organizuar, ku palët luftojnë njëra tjetrën, ka arritur në nivele ku e bën luftën përmes policisë, atyre të BLERËVE.

Jeton Lami , njeh policë e prokurorë e gjyqtarë që paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra të atyre që bënë sikur nuk panë gjë , mbasi një oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e të shumë kërkuarit, mbas një incidenti aty dhe mbasi kishte qëlluar me shuplakë Martinajn , u dorëhoq  nga detyra sepse  dikush e tregoi emrin e tij.

Kështu që perpara se të jetë shumë vonë, të dalë dikush të ruajë një ish polic TË CILIN  nëse egziston pak drejtësi dhe dikush që e do këtë vend ku jetojmë , ta mbrojë atë dhe familjen e tij .

Derisa ai të thotë KUSH JANË ATA TË SHITUR , të korruptuar dhe që ne ju kemi lënë drejtësinë në duar”, shkruan Anila Hoxha.

Burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top