Gjermania shënon ngritje historike në numrin e popullsisë, ja sa milionë banorë janë tani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Numri i njerëzve që jetojnë në Gjermani ka shënuar ngritja historike.

Ky numër ka kaluar 84 milionë për herë të parë në historinë e vendit. Të dhënat janë publikuar nga zyra Federale e Statistikave.

Në gjysmën e parë të vitit 2022 numri u rrit me 843 000, ose 1%, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Wiesbaden. Në gjithë vitin 2021, popullsia u rrit vetëm me 82 000, ose 0.1%

“Faktori vendimtar për zhvillimin aktual është fluksi i refugjatëve nga Ukraina pas luftës së agresionit rus”, theksohet në raport.

Bazuar në këto shifra në gjysmën e parë të vitit ka pasur një emigracion neto prej rreth 750 mijë ukrainas drejt Gjermanisë.

Në total, emigracioni neto ishte rreth 1 milion njerëz. Kjo ishte shtatë herë më e lartë se në gjysmën e parë të 2021-ës.

Scroll to Top