Gjyqtarja e Tiranës shkarkohet nga detyra pas problemeve me pasurinë, si reagoi ajo pas vendimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj) u përball me shkarkimin nga detyra pas verifikimeve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Vendimi është marrë nga anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Ndërkohë LSA ka shkrepur disa pamje gjatë momentit kur KPK vendosi shkarkimin e saj nga detyra. Mataj e cila shoqërohet nga i biri i cili e ngushëllon për shkarkimin nga detyra, nuk ka folur por është larguar

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore Demiraj dha shpjegime për burimet financiare që shërbyen në ndërtimin e një banese tre kate + papafingo në Tiranë, për të cilën subjekti ka deklaruar se e zotëron së bashku me familjen e vëllait të ndjerë të bashkëshortit; për një truall për të cilin ka përfituar kompesim nëpërmjet shpronësimit; si dhe për donacionet dhe dhurimet e kryera në funksion të kurimit të njërit prej djemve të saj, i lënduar rëndë në një aksident autombiblistik në vitin 2012.

Lidhur me profesionalizimin, u evidentuan gjetje për dy denoncime nga publiku, ku në njërën ngriheshin pretendime për zvarritje të procesit dhe arsyetimin e vendimit jashtë afateve, ndërsa në çështjen tjetër që kishte të bënte me caktimin e një mase sigurie, subjekti kishte shënuar se i proceduari ishte i padënuar, ndërkohë që rezultonte të kishte qenë më parë i dënuar.

Demiraj i kundërshtoi këto konstatime duke theksuar se çështja e parë nuk ishte zvarritur dhe se vendimi ishte dorëzuar në kohë në sekretarinë gjyqësore. Ajo këmbënguli se është sekretaria gjyqësore që i njofton vendimet dhe jo gjyqtari.

Lidhur me denoncimin tjetër, Demiraj shpjegoi se gjykata nuk kishte akses në sistemin e gjendjeve gjyqësore, ndërkohë që sipas saj bëhej fjalë për caktimin e një mase sigurie që duhej të kryhej menjëherë.

Demiraj dha shpjegime edhe për pyetjet që Komisioni i ka drejtuar lidhur me vendimin e dhënë për çështjen e tragjedisë së Gërdecit, që në disa pjesë të tij ishte ndryshuar nga Apeli. Ajo deklaroi se çështja kishte qenë mjaft komplekse dhe se ndryshimet që kishte bërë Apeli kishin të bënin me mënyrën e vlerësimit të rrethanave dhe në bindjen e brendshme. Subjekti vërejti se një prej anëtarëve të trupës gjykuese ku ajo bënte pjesë, tashmë është anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Problemet në kriterin e pasurisë

Demiraj ka shënuar në deklaratën “veting” se familja e saj zotëron një shëpi me tre kate + papafingo në Tiranë, të ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, kur edhe është legalizuar. Subjekti ka deklaruar edhe zotërimin e një trualli me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe ka shënuar se vlera e gjithë investimit për shtëpinë është në shumën 20 milionë lekë, ku 5 milionë lekë sipas saj janë investuar nga vëllai i ndjerë i bashkëshortit, familja e të cilit zotëron një kat.

Si burime krijimi janë deklaruar shitja e apartamenteve në Tropojë, shitja e një kamioni nga kunati i ndjerë, të ardhurat e vajzës së tij nga puna në Kanada, të ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe të bashkëshortit nga aktiviteti tregtar, si dhe nga shitja e një sipërfaqe toke.

Relatorja Qirko u shpreh se nga hetimi https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrativ, dukej se familja e vëllait të ndjerë të bashkëshortit të Demirajt ka jetuar në një kat të shtëpisë. E pyetur nga Qirko se kur kishte kaluar në pronësi të familjes së kunatit të ndjerë kati i dytë i banesës, Demiraj sqaroi se kjo kishte ndodhur rreth 4-5 ditë më parë.

Investimi është vlerësuar nga KPK si një i tërë dhe për shpenzimet e kryera në vite janë marrë në konsideratë deklarimet e subjektit.

Sipas Qirkos, Demiraj nuk ka arritur të vërtetojë të ardhurat e kunatit nga shitja e kamionit në vitin 1995, si dhe nuk janë depozituar dokumente në formën e kërkuar nga ligji për të ardhurat e mbesës në Kanada.

Po ashtu, Komisioni konstaton mangësi dokumentacioni për të vërtetuar të ardhurat e bashkëshortit të subjektit nga aktiviteti tregtar. Për rrjedhojë ka rezultuar se nuk kanë pasur mundësi financiare për blerjen e truallit, si dhe për një pjesë të investimeve të kryera në këtë banesë në vite.

Sipas KPK, ka paqartësi edhe lidhur me punimet e kryera në vite dhe për vlerat e shpenzuara.

Demiraj theksoi se shtëpia dhe një makinë janë pasuritë e vetme që ajo dhe bashkëshorti kanë krijuar gjatë gjithë jetës së tyre. Ajo vërejti se kati përdhes i banesës është i pabanueshëm, se në katin e dytë jeton familja e kunatit të ndjerë, në katin e tretë familja e saj, ndërsa për papafingon shpjegoi se e kishin ndërtuar për ta përdorur më shumë si magazinë.

“Është ndërtuar për 14 vjet me kontributin e gjithë familjarëve. Ne jetojmë me njerëzit e bashkëshortit aty. Investimet janë kryer pjesë- pjesë në 14 vite”, pohoi Demiraj dhe shpjegoi me detaje punimet që ishin kryer dhe kohën kur ishin realizuar.

Ajo sqaroi se nuk kishin situacione të punimeve, pasi ato ishin kryer nga vetë familjarët. Demiraj paraqiti një panoramë të trazirave të vitit 1997 dhe pasojat për familjarët e saj. Sipas subjektit, bashkëshorti kishte mbyllur aktivitetin tregtar pasi ishte e pamundur të merrte furnizim dhe të tregtonte dhe se në këto kushte kishin vendosur të transferoheshin në Tiranë.

Demiraj fajësoi ngjarjet e ’97-ës për pamundësinë e sigurimit të dokumenteve për të provuar të ardhurat e bashkëshortit dhe të kunatit. Ajo këmbënguli se kishte dorëzuar prova indirekte që vërtetonin se kunati e kishte zotëruar kamionin dhe se e kishte shitur në vitin 1995.

Subjekti sqaroi se kishte gjurmuar gjithë transaksionet e kryera për kamionin që kishte zotëruar kunati i ndjerë dhe se vërtetonte se ajo pasuri e luajtshme ishte shitur 600 mijë lekë që kishin shërbyer për ndërtimin e katit të parë të banesës. “Kunati i ndjerë nuk ka pasur detyrimin të ruante dokumentacionin”, theksoi ajo dhe vërejti se gjendej në kushtet e pamundësisë objektive pë të siguruar dokumente që vërtetojnë vlerën e përfituar nga shitja e mjetit. Po ashtu, ajo u shpreh se ksihte siguruar në formën e kërkuar nga ligji dokumentacionin për të ardhurat mbesës në Kanada.

Subjekti këmbënguli në vijim se kishte arritur të provonte se bashkëshorti kishte zotëruar aktivitet tregtar në periudhën 1994-1997 dhe se kishte paguar gjithë detyrimet në organet përkatëse. Si provë për këtë pretendim, Demiraj solli në vëmendje të Komisionit një vendim gjyqësor të vitit 1997 për çregjistrimin e aktivitetit nga bashkëshorti, ku sipas saj përcaktohej se ishin shlyer të gjitha detyrimet.

Sipas Demirajt, bashkëshorti kishte lidhur kontrata me disa institucione shtetërore për furnizimin e tyre me produkte ushqimore dhe solli si prova deklarata noteriale të ish-drejtuesve të atyre institucioneve, që konfirmonin të njëjtën gjë. Ajo theksoi se institucionet kishin kthyer përgjigje se ishin në pamundësi objektive për të siguruar dokumentacion lidhur me të ardhurat e bashkëshortit.

“Legjislacioni nuk parashikonte të ardhurat, por vetëm një tarifë fikse. Kjo nuk mund të më ngarkojë me përgjegjësi mua”, deklaroi Demiraj dhe solli në vëmendje vendime të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që sipas saj për raste të ngjashme, ishin konsideruar si bindëse shpjegimet e subjekteve të rivlerësimit kalimtar.

Demiraj deklaroi se kishte provuar edhe të ardhurat nga aktiviteti i bashkëshortit në vitet e mëvonshme në sektorin e grumbullimit dhe shitjes së bimëve medicinale. Subjekti këmbënguli se nëse do të njihen të ardhurat e bashkëshortit nga aktiviteti tregtar, atëherë analiza financiare do të rezultojë pozitive.

Lidhur me mospërputhjet për vlerat e deklaruara, Demiraj vërejti se në fillim i kishte shënuar me lekë “të vjetra”, pasi edhe kollonat e formularit shënonin që të deklarohej me “milionë” lekë.

Në seancë u relatua edhe lidhur me procedurën e përfitimin e kompesimit nga shteti për shpronësimin e një pjese të truallit, situatë për të cilën u konstatua se ishin kryer veprime në kundërshtim me etikën e një magjistrati. Vëzhguesi ndërkombëtar, Steven Kessler këmbënguli që të sqaroheshin rrethanat e kësaj gjetjeje. Ai e pyeti subjektin se si ishte e mundur, që një sipërfaqe toke ku gjendej banesa e vëllait të saj, bashkëshorti e kishte raportuar si të zaptuar dhe për rrjedhojë ishte përfshirë në listën e qeverisë për shpronësim duke përfituar rreth 6 milionë lekë.

Gjyqtarja Demiraj shpjegoi se ajo e kishte mësuar vonë këtë situatë, pasi bashkëshorti dhe vëllai nuk i kishin treguar me qëllim që të mos e rëndonin më shumë, pasi një prej djemve kishte pësuar aksident automobilistik dhe gjendej në kushte kritike për jetën. Sipas saj, i biri kishte qëndruar për një kohë të gjatë në gjendje kome dhe se aktualisht është në gjendje shumë të rënduar shëndetësore.

Ajo tregoi se kur bashkëshorti kishte blerë truallin në vitin 1998, edhe një prej vëllezërve të saj kishte porositur një ngastër më të vogël toke. Për shkak se vëllai kishte ndërruar jetë, ndërkohë që tjetër vëlla që punonte në Komisiariatin e Tropojës ishte vrarë në krye të detyrës në vitin 1997, vëllai i tretë kishte shprehur dëshirën për të blerë tokën.

Demiraj tha se bashkëshorti kishte kryer pagesën për truallin. Sipas saj, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e lëndimit të djalit dhe nevojës së kurimit të tij jashtë Shqipërisë, bashkëshorti i kishte kërkuar vëllait të saj të kryente pagesën e truallit. Por, vëllai i cili kishte ndërtuar aty një objekt pa leje, i kishte thënë se nuk kishte pasur mundësi financiare për ta likujduar çmimin e truallit.

Ajo shpjegoi se bashkëshorti i kishte thënë të vëllait të saj, se në këto kushte ishte i detyruar që ta raportonte si zaptim të tokës. “Edhe tani i kemi marrdhëniet të ngrira mes nesh”, pohoi Demiraj dhe deklaroi se kompesimi ishte dhënë bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2013.

Kessler vërejti se çdo shtetas shqiptar mund të vepronte kështu dhe të përfitonte kompesim nga shteti, por gjyqtarja Demiraj këmbënguli se gjithçka ishte bazuar në legjislacionin e kohës.

“Është kompesuar për shpronësim pronari potencial, që është bashkëshorti im. Vlera është në përputhje me përcaktimet ligjore,” theksoi Demiraj dhe u shpreh se nuk kishte shkelur etikën apo të kishte cënuar dikë. “Aq më tepër vëllain tim. Jam një motër dinjitoze,” tha ajo dhe shtoi se pjesa më e madhe e të ardhurave të përfituara nga shpronësimi ishin shpenzuar për kurimin e djalit.

Subjekti dha shpjegime edhe lidhur me donacionet dhe dhurimet e kryera nga njerëz të afërt dhe të njohur për kurimin e djalit të saj në Itali. Demiraj ka deklaruar se ka shpenzuar rreth 16 milionë lekë për kurimin e djalit, nga të cilat rreth 65 mijë euro kanë qenë dhurime dhe donacione.

Relatorja Qirko vërejti se të gjithë dhuruesit i kanë konfirmuar vlerat e dhëna dhe motivin me anë të deklaratave noteriale.

Po ashtu, Demiraj dha shpjegime edhe për disa transferta të tjera të kryera prej Mbretërisë së Bashkuar, për llogari të djalit tjetër dhe të bashkëshortit.

Sipas saj, të gjithë dhuruesit janë njerëz të afërt gjaku ose të njohur dhe se kanë pasur mundësi financiare për të dhënë shumat në fjalë.

Kessler e pyeti subjektin se si ishte mundësuar që Ministria e Shëndetësisë të akordonte një vlerë rreth 3.2 milionë lekë për kurimin e djalit të saj dhe Demiraj u përgjigj se nuk kishte bërë asnjë kërkesë për diçka të tillë. Ajo shtoi se ndoshta dikush që kishte qenë i pranishëm në momentin kur mjekët kishin njoftuar se djali gjendej në situatë kritike për jetën, mund të kishte pyetur. Sipas subjektit, në të njëjtën ditë Ministria e Shëndetësisë kishte akorduar fond edhe për kurimin e një oficeri në Gjermani.

“Qeveria shqiptare ka kontribuar edhe në raste të tjera. Edhe kur në emisione televizive del një nënë dhe kërkon ndihmë, shqiptarë e të huaj ndihmojnë në mënyrë të vazhdueshme. Humanizimi është pjesë e qënies njerëzore. Ne atëherë nxorëm edhe shtëpinë në shitje,” deklaroi Demiraj.

Komisioni konstaton pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë. Si burime krijimi të kësaj pasurie, Demiraj ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një automjeti tjetër tip Benz dhe kursimet familjare.

Subjekti sqaroi në seancë, se pas aksidentit të djalit u nevojitej një automjet me portobagazh që të vendosnin karrocën dhe kishin bërë shkëmbimin e makinave me palën tjetër. Ajo pohoi se për një pjesë e vlerës ishte rënë dakord të shlyhej brenda pak muajve.

Scroll to Top