JiL.al - Jeto i Lumtur

Goma makinash, vaj, cigare dhe ilaçe kontrabandë, arrestohet shoferi i autobusit në Kakavijë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vihet në pranga drejtuesi i autobusit, i cili transportoi mallrat kontrabanduara, nga Greqia për në Shqipëri.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVKM Gjirokastër dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër,
në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Fier.

Në hyrje të RSH-së, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një autobus të linjës Athinë-Tiranë, me drejtues shtetasin E. G.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e autobusit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale (37 goma makinash, 200 litra vaj makinash, 5 thasë me konfeksione, 20 pako cigare, 2 kuti me medikamente mjekësore, etj), të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
vijon

Scroll to Top